Xhavit Haliti flet për koalicionin mes LDK-së dhe PDK-së në Pejë

Mos i humb

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht edhe Kryetar i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, nuk e ka konsideruar si diçka të jashtëzakonshme lidhjen e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së në këtë komunë.

Madje ai thotë se  PDK-ja dhe LDK-ja kanë qenë edhe në të kaluarën në koalicion edhe kanë pasur një pajtueshmëri mes vete.

“Na kemi qenë në koalicion edhe në të kaluarën dhe tash jemi në koalicion. Na e kemi pasë një pajtueshmëri në koalicion, kemi negociu prapë dhe gjithçka ka qenë në rregull e nuk ka pasë tensione dhe nuk ka pasur diçka të re ose lajm interesant”, ka thënë Haliti për lajmi.net.

Nga kjo marrëveshje koalicioni PDK-ja do të udhëheqë me katër Drejtori në Pejë.

Kësaj partie do t’i takojnë, Drejtoria për Urbanizëm, e Inspekcionit, për Punë Komunale/Shërbime Publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Momentalisht me Pejën udhëheq Lidhja e Demokratike e Kosovës me kryetarin e saj, Gazmend Muhaxhirin./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit