Yildirim: Me mbrojtjen e kauzës së Kudsit është mbrojtur dinjiteti i njerëzimit

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım në mesazhin për vitin e ri 2018 tha se “Republika e Turqisë, e cila është një shtet ligjor, demokratik dhe nëpërmjet përvojës dhe forcës së unifikuar të popullit do të lë gjurmë në shekullin e 21-të”.

Yildirim në mesazhin e publikuar për vitin e ri 2018 uroi që ky vit i ri të sjellë paqe, qetësi, mirëqenie dhe stabilitet për popullin turk dhe për gjithë njerëzimin.

Ai tha se përpjekjet 15 vjeçare për rritjen e mirëqenies së popullit në Turqi dhe ngritjes së reputacionit të shtetit kanë dhënë rezultate të mira. “Turqia, ku në çdo cep të saj vazhdon investimet gjigante, me kulturën e demokracisë, identitetin e shtetit ligjor, forcën dhe përvojën, është ylli i ndritshëm i rajonit”, tha Yildirim.

Duke vënë në dukje se viti 2017 ka qenë vit plot me përfitime për Turqinë, Yıldırım tha se përfitimet e arritura gjatë 15 viteve në rrugën e stabilitetit demokratik, janë përforcuar me referendumin e 16 prillit dhe se kjo do të arrijë në vendin e merituar me realizimin e plotë të sistemit presidencial.

“Turqia e cila ka nënshkruar projektet më të mëdha në botë gjatë vitit 2017, synon rritjen, punësimin dhe investimet e mëtejmë gjatë vitit 2018”, potencoi Yıldırım.

“Do të vazhdojë rrugëtimin demokratik”

Ai vuri në dukje se Republika e Turqisë është më e fuqishme dhe më e vendosur si asnjëherë më parë. Yıldırım tha se ky shtet, vlera globale e të cilit po kuptohet çdo ditë e më shumë, luan një rol të rëndësishëm për paqen në botë.

Yildirim theksoi se me mbrojtjen e kauzës së Kudsit është mbrojtur edhe dinjiteti i njerëzimit. Sipas tij, Turqia nuk pranon asnjë vendim i cili i shërben përleshjeve dhe luftës në rajon.

“Fryma e unitetit të popullit tonë do të shkatërrojë të gjitha kurthet e shpirtligësisë. Republika e Turqisë, e cila është një shtet ligjor demokratik, nëpërmjet përvojës dhe forcës së unifikuar të popullit do ta vulosë shekullin e 21-të. Këtë e besoj me gjithë zemër”, ka thënë kryeministri turk.

“Ne si një qeveri e cila mund të planifikojë dhe të mendojë 100 vjeçarin e Republikës sonë që nga dita e sotme, nuk do të biem në kurthet e populizmit. Çfarëdo që të jenë kushtet, ne nuk do të devijojmë nga qëllimet për të ardhmen e shtetit tonë. Ne nuk do t’i shmangemi asnjë sakrifice për të mbrojtur kufijtë tanë dhe për të siguruar sigurinë e vendit tonë”, deklaroi Yıldırım.

“Turqia duke i kurorëzuar me suksese të reja përpjekjet e saj në rrugën e demokracisë, të drejtat e njerëzve dhe të zhvillimit, do të jetë një qendër e stabilitetit dhe e fuqisë jo vetëm brenda kufijve të saj por edhe në gjithë botën dhe do të vazhdojë të marrë përgjegjësi për paqen rajonale dhe globale”, tha ai./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit