Yildirim: Na mbajnë ligjërata për drejtësi ndërsa të njëjtën e kanë masakruar

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim sot në qytetin turk Nevsehir deklaroi se nëpërmjet procesit gjyqësor kundër udhëheqësit të Halkbank Hakan Atilla, SHBA-të dëshirojnë të dënojnë Turqinë.

Yildirim sot në Nevsehir iu drejtua sipërmarrësve dhe me këtë rast komentoi mbi ngjarjet aktuale.

“Në SHBA sot udhëhiqet një proces, në të cilin vendimet merren nga gjyqtarët të cilët praktikisht janë marrë peng nga anëtarët e FETO-s. Njeriun e marrin si të akuzuar, kurse në gjykatë i ndryshohet statusi si dëshmitar. Pastaj i thonë: ‘Ti je i pastër, tani mund të gënjesh sa të duash. Akuzo qeverinë e Turqisë, kryeministrin, presidentin, kë të duash'”. tha Yıldırım.

Ai shtoi se kjo nuk ishte e gjitha dhe se këtu nuk ndalen.

“Zëvendës Drejtorin e bankës në Turqi (Hakan Atilla) e marrin dhe e nxjerrin në bankën e të akuzuarve. Çfarë bëjnë ata në të vërtetë? Nëpërmjet Hakan Atilla-s dëshirojnë të dënojnë Turqinë. Kush e bën këtë? Prokurorët dhe gjykatësit të cilët shkojnë dorë për dore me FETO-n”, tha Yildirim.

Kryeministri i Turqisë, tha se në rastin kundër kreut të Halkbank, Hakan Atilla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është bërë masakër ndaj drejtësisë.

“Ata hapin raste të përgatitura dhe të shkruara nga anëtarët e FETO-s dhe në bazë të tyre akuzojnë. Pas kësaj, gjykata thotë: “Edhe pse nuk ka prova, mos hiqni dorë nga akuzat, nuk ka nevojë për prova, vazhdoni me akuzat”, dhe pastaj kësaj i thonë “gjyqësor i pavarur”. Ata që kanë masakruar këtë proces, ngrihen dhe na mbajnë ligjërata rreth drejtësisë”, tha Yildirim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit