Yildirim: Në operacionin “Dega e Ullirit” janë neutralizuar mbi 300 terroristë

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, tha se janë neutralizuar mbi 300 anëtarë të organizatës terroriste.

Yildirim në një fjalim në ceremoninë e nënshkrimit të platformës së përbashkët të pagesave të Turqisë, ka theksuar se nuk do të lejojnë formësimin e asnjë terrorizmi përgjatë 1.350 km të vijës kufitare në jug, nga Iraku në Siri dhe nga Irani në Mesdhe.

“Po e shpreh qartë dhe hapur, ne nuk mund të lejomë kurrë që rajoni, vendi ynë, e ardhmja dhe qetësia e popullit tonë si dhe siguria e jetës dhe pronës së njerëzve tanë të shtyhet në probleme dhe kaose të reja. Operacioni “Dega e Ullirit” po vazhdon ashtu siç është planifikuar. Po luftojmë këtu edhe me DEASH-in edhe me PKK-në. Ne i njohim të gjithë pavarësisht se çfarë emrash u vendosin këtyre organizatave. Ne i njohim ato që prej 40 vitesh pavarësisht se pas cilës emërim dhe formësim që ata ndryshojnë”, është shprehur Yildirim.

Duke kritikuar SHBA-në për mbështetjen e dhënë ndaj organizatës terroriste, Yıldırım ka theksuar: “Ka punuar për vite me Turqinë. Është e paimagjinueshme dhe nuk mund të pranohet kurrë që një vend ku ndodhemi bashkë në NATO, në vend që të mbrojë kufijtë e NATO-s mbështet hapur dhe indirekt formësimet e armatosura që kanë në objektiv kufijtë e NATO-s. Është me të vërtetë një punë shumë degraduese për Amerikën e cila një vend si ajo i kryen punët e saj të planifikuara në rajon me një organizatë terroriste.”

Në lidhje me sulmin me raketë të ndërmarrë dje nga PYD/PKK-ja ndaj vendbanimeve në qytetin Kilis, Yildirim tha se menjëherë pas sulmit është dhënë kundërpërgjigjja e nevojshme, ku janë shkatërruar pozicionet e terroristëve. “Terroristët e poshtër çfarë kërkonin nga ata njerëz që ndodheshin në xhami për të kryer lutjet e tyre? Nëse jeni trima dilni përballë ushtarëve tanë, përballuni me to. Por kjo është mënyra e këtyre njerëzve të ulët që persekutojnë civilët e pambrojtur”.

“Ky operacion në të njëjtën kohë është gjithashtu një operacion i cili nuk lejon kalimin e DEASH-it në Evropë nëpërmjet Mesdheut. Kufijtë e Bashkimit Europian të fillojnë nga Turqia. Nëse në Turqi nuk ndalohet, terrorizmi dhe destabilizimi në rajon do të përhapet fuqishëm në Europë dhe mund të përhapet në të gjithë botën. Kështu që ne nuk sigurojmë vetëm sigurinë e rajonit, por edhe të Evropës”, theksoi Yildirim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit