Yıldırım ngushëllime Rusisë për zjarrin në qendrën tregtare

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, i ka dërguar mesazh ngushëllimi homologut të tij rus Dmitry Medvedev në lidhje me zjarrin në qendrën tregtare si pasojë e të cilit dhjetra persona humbën jetën.

Sipas një njoftimi nga kryeministria turke, Yıldırım në mesazhin e tij ka theksuar se e ka pritur me pikëllim të madh lajmin për vdekjen dhe plagosjen e shumë personave, përfshirë fëmijë, në zjarrin që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin Kemerovo të Rusisë.

“Në emër të popullit tim, qeverisë dhe në emrin tim personal, të afërmve të viktimave në këtë incident të dhimbshëm u uroj të jenë të durueshëm dhe të fortë, ndërsa ju, popullit mik rus dhe qeverisë ju shprehim ngushëllime”, ka thënë kryeministri turk.

Ndryshe, autoritetet ruse së fundmi njoftuan për 64 të vdekur si pasojë e zjarrit në Kemerovo dhe se gjashtë persona ende llogariten si të zhdukur.

Nga ana tjetër, mediat lokale raportojnë se dhjetra njerëz janë plagosur nga zjarri.

Zjarri shpërtheu dje në sallën e kinemasë dhe këndin e lojërave për fëmijë në katin e fundit të qendrës tregtare “Zimnjaja Vishnja” në Kemerovo, qytet rreth 3.000 kilometra në lindje të Moskës.

Hetimet rreth përcaktimit të shkaqeve të zjarrit janë në vazhdim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit