Yildirim për mbylljen e xhamive në Austri: Kjo është kundër të drejtës ndërkombëtare

Mos i humb

 Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, në lidhje me vendimin e autoriteteve austriake për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e imamëve në këtë vend deklaroi se kjo është “skajshmërisht e gabuar”.

“Është skajshmërisht i gabuar vendimi që është në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare, vlerat e Bashkimit Evropian dhe të drejtat e komuniteteve pakicë”, tha Yıldırım mbrëmë në një fjalim gjatë programit të iftarit me punonjësit e Turk Telekom në Ankara.

“Si mundet t’u besoj në Union një vendi të tillë të BE-së, zyrtarëve, me këtë mënyrë të të menduarit? Këtë ua lëmë evropianëve për të gjykuar. Pyes veten se çfarë do të propozojnë si vizion dhe objektiv të Unionit ata që nuk tolerojë njerëz që mendojnë ndryshe nga ata dhe se i përkasin një feje tjetër”, tha Yıldırım, duke kujtuar se Austria do të marrë përsipër presidencën gjashtë-mujore të BE-së nga Bullgaria më 1 korrik.

Ai potencoi edhe çështjet e brendshme të vendit të tij, duke theksuar se Turqia në 15 vitet e fundit nuk ka zbatuar investime të mëdha vetëm në fushën e ndërtimit të autostradave, aeroporteve, porteve detare dhe trenave me shpejtësi të lartë, por edhe në fushën e teknologjisë moderne dhe sektorët e IT-së.

Ai shtoi se Turqia ka parë rritje ekonomike në vitet e fundit, gjë e cila në asnjë mënyrë nuk mund të nënvlerësohet.

“Është e rëndësishme se gjithë këtë e arritëm në një periudhë prej vetëm 15 vitesh. Turqia është duke bërë çdo gjë që është në fuqinë e saj për përparimin e mëtejshëm”, ka thënë Yıldırım, duke shtuar se përparimi i veçantë është bërë në drejtim të ndërtimit të infrastrukturës.

“Turqia në vitin 2002 ishte në vendin e 39-të në botë nga aspekti i zhvillimit të infrastrukturës, ndërsa në fund të vitit 2017, si rezultat i rritjes së investimeve, avancoi dukshëm duke u radhitur e 9-ta”, tha Yıldırım.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit