Yildirim: Rajonet e përafërta me kufijtë tanë janë pastruar nga foletë terroriste

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım thotë se Afrini është në gjendje të rrethuar dhe se të gjitha rajonet e përafërta me kufijtë e Turqisë janë pastruar nga foletë terroriste.

Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e zakonshëm të Partisë AK në qytetin turk Konya, Yıldırım tha se “Afrini është në gjendje të rrethuar. Ne kemi pastruar nga foletë terroriste të gjitha rajonet e përafërta me kufijtë tanë”.

“Tani forcat tona (Mehmetçikët), forcat speciale, xhandarmëria, policia, forcat e sigurisë dhe trimat e ULS-së (Ushtrisë së Lirë Siriane) po avancojnë hap pas hapi në Afrin. Kudo që ka një kërcënim nga terrorizmi, ai vend për ne është një objektiv. Sot Afrini, nesër një vend tjetër”, tha Yıldırım.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit