Yildirim: Së shpejti e gjithë bota do të njohë Palestinën

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yildirim, sot në qytetin turk Edirne porositi se në të ardhmen e afërt mbarë bota do të njohë shtetin palestinez dhe Kudsin Lindor si kryeqytet të tij.

Yildirim iu drejtua qytetarëve në Kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti). Në fokus të fjalimit ishin zhvillimet e fundit rreth vendimit të shpalljes së Kudsit nga SHBA si “kryeqytet të Izraelit”.

Ai shtoi se Trumpit qartë i është porositur se gjërat rreth Kudsit nuk mund të zhvillohen në mënyrën “unë e kam njohur, gjë e kryer”.

“A është e mundur kjo të kalojë kështu? Jo. Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Nuk e njohim vendimin tënd’. Të gjitha vendet islame, të gjitha vendet e tjera të botës ishin në unitet kundër këtij tentimi dhe e zmbrapsën”, tha Yildirim.

“Në të ardhmen e afërt mbarë bota do të njohë shtetin e Palestinës, dhe Kudsin Lindor si kryeqyteti të tij. Në këtë mënyrë kjo çështje do të zgjidhet dhe problemi do të hiqet”, theksoi kryeministri i Turqisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit