Yildirim: SHBA-të ende kanë kohë për t’u kthyer nga gabimi

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se SHBA-të ende kanë kohë për t’u kthyer nga gabimi, duke iu referuar mbështetjes amerikane për organizatën terroriste PYD/PKK në Siri.

“Amerikë, ke ende kohë për t’u kthyer nga ky gabim. Amerikë, ku dëshiron të arrish duke punuar me organizatat terroriste? Kjo rrugë është e errët, është rrugë e pafund”, tha Yıldırım në një fjalim në Kongresin Provincial të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në provincën lindore Erzincan.

Kryeministri turk përsëriti se Turqia do të eliminojë çdo kërcënim ndaj kufijve të saj, pavarësisht se nga vjen ai.

“Tashmë duhet të ndaloni mbështetjen dhe furnizimin me armë për këta njerëz të ulët që vrasin njerëzit pa iu dridhur syri. Gjithashtu, ashtu siç keni premtuar, duhet të mblidhni edhe armët që i keni dhënë”, shtoi Yildirim.

Ndër të tjera, ai vuri në dukje se populli turk përgjatë gjithë historisë ka hapur krahët për të gjithë njerëzit në nevojë pa dallim gjuhe, feje apo race.

“Kjo sepse ne kemi një besim, sipas të cilit ‘Allahu nuk tregon mëshirë ndaj atij që nuk mëshiron‘. Po ashtu, duhet të dihet se ne e mbrojmë dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë me çdo kusht atdheun, popullin dhe shtetin tonë. Ne nuk synojmë tokën e askujt dhe kurrë nuk mund të japim pëlqim për persekutimin e askujt”, tha kryeministri i Turqisë.

Ndryshe, SHBA-të kanë mbështetur organizatën terroriste PYD/PKK, degën siriane të grupit terrorist PKK.

Mbështetja amerikane ndaj organizatës terroriste ka shqetësuar Ankaranë, pasi Washingtoni e konsideron SDF-në e udhëhequr nga PYD/PKK-ja si një “partner të besueshëm” në luftën kundër DEASH-it dhe vazhdon ta furnizojë me armë dhe pajisje edhe përkundër kundërshtimeve të forta të Turqisë.

Më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit