Yildirim takon përfaqësuesit e mediave në BeH

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim, i cili është në vizitën e tij të parë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë sot në Sarajevë deklaroi se marrëdhëniet e mira të vendit të tij me Rusinë duhet të shihen si një prioritet për BeH-në dhe se këto marrëdhënie kanë një reflektim pozitiv në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Yildirim, i cili arriti dje në kryeqytetin e BeH-së, Sarajevë, sot iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Në pyetjen lidhur me projektin e autostradës që do të lidhë Beogradin dhe Sarajevën, Yildirim rikujtoi takimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe anëtarin e presidencës së BeH-së Bakir Izetbegoviç në Stamboll, të mbajtur në fund të janarit të këtij viti.

Ai përsëriti se Presidenti i Turqisë në mes të vitit do të vizitojë BeH-në, kur do të dihen më shumë detaje lidhur me projektin apo se sa do të kushtojë, se si do të zbatohet dhe si do të sigurohen fonde për ndërtimin.

Megjithatë, Yildirim tha se do të ishte e padrejtë nëse kjo vizitë do të vendoset vetëm në kuadrin e projektit të autostradës Beograd-Sarajevë. Sipas tij, ky është vetëm një nga projektet që do të forcojë bashkëpunimin me Turqinë.

Sa i përket marrëdhënieve tregtare midis BeH-së dhe Turqisë, Yıildirim tha se po ndjekin trendin në rritje.

Yildirim edhe njëherë riafirmoi mbështetjen e vendit të tij ndaj BeH-së në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO. I pyetur rreth ndikimit rus në BeH dhe nëse pritet së shpejti aktivizimi i Planit Aksional për Anëtarësim, Yildirim tha:

“Rusia thotë se aktivizimi i Planit Aksional për Anëtarësim në BeH, përmes Serbisë mund të hapë rrugën e paqëndrueshmërishë dhe është e mundur që një veprim i tillë mund të vonojë anëtarësimin e plotë në NATO. Megjithatë, ne shohim dëshirën e shtetit dhe popujve të BeH-së për t’u bashkuar me NATO, prandaj ne do të vazhdojmë të mbështesim BeH-në”, tha Yildirim.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë janë një avantazh për BeH dhe të gjithë rajonin

Lidhur me marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë dhe SHBA-të në kontekstin e ngjarjeve në Siri, Yildirim ritheksoi deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Siria.

“Ne e dimë se me këtë do të ndërpritet edhe mbështetja për organizatat terroriste. Turqia dhe SHBA-të kanë qenë prej kohësh aleatë brenda NATO-s, kemi bashkëpunim në fusha të ndryshme. SHBA nuk duhet të bëjë zgjedhje midis Turqisë dhe organizatave terroriste dhe ne mendojmë se ajo nuk është e tillë”, tha Yildirim.

Sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Yildirim theksoi se nuk ka asgjë më të natyrshme sesa marrëdhëniet e mira midis Rusisë dhe Turqisë.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë duhet të konsiderohen si një prioritet sa i përket BeH-së, por edhe për vendet e Ballkanit. Marrëdhëniet e mira me Rusinë do të reflektojë pozitivisht në rajon. Në kontekstin e BeH-së, marrëdhëniet e mira me Rusinë do të jenë një rast për përmirësimin e situatës në këtë vend”, tha Yildirim, duke theksuar se marrëdhëniet e mira nuk nënkuptojnë marrëdhënie të këqija me SHBA-të, për shkak se, siç tha, të gjitha këto marrëdhënie kanë dimensionet e tyre.

“Ajo që ne duam është paqe e qëndrueshme dhe stabilitet në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe rajonet e tjera”, nënvizoi kryeministri turk Yildirim.

FETO abuzon me vlerat islame

Yildirim tha se FETO është një organizatë terroriste që vepron në 160 vende të botës, përfshirë edhe vendet e Ballkanit. Sipas Yildirim, është shumë e rëndësishme që anëtarët e kësaj organizate të mos konsiderohen si të parrezikshëm.

“Mendjet me të cilat udhëhiqen, nuk janë mendjet e tyre. Ata kanë shitur mendjet e tyre. Ata në të vërtetë veprojnë si shërbime inteligjence të fuqive të caktuara imperialiste. Organizatat terroriste si PKK kryejnë aktivitete terroriste në mënyrë që haptazi tregojnë armiqësi ndaj Islamit, ndërsa në rastin e FETO-s, ata veprojnë në një mënyrë të fshehtë dhe këtë e bëjnë duke përdorur vlerat islame. Infiltrohen midis nesh, jetojnë me ju, në të njëjtën mënyrë si ju, por me kokat komandon dikush tjetër”, ka thënë Yildirim.

Ai paralajmëroi se BeH duhet të jetë e kujdesshme me FETO-n dhe t’i kushtojë vëmendje se si funksionon kjo organizatë dhe si financohet./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit