Yildirim: Vazhdojnë aspiratat e Turqisë drejt BE-së

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi se vendi i tij do t’i vazhdojë aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe se fakti që Turqia ka marrëdhënie të mira me Rusinë nuk do të thotë se ato janë alternativë ndaj Europës.

“Ne do të vazhdojmë vendosmërinë tonë për anëtarësim në BE. Fakti që kemi marrëdhënie të zhvilluara me Rusinë nuk do të thotë se është një alternativë ndaj Evropës. Marrëdhëniet Turqi-Rusi janë të nevojshme edhe për sigurinë e Evropës. Evropa nuk mund ta përjashtojë Rusinë. Eurazia duhet të jetë një qendër gjeografike e paqes”, tha Yıldırım në Nueva Economia Forum që po mbahet në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Kryeministri turk bëri të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë shkëputje nga Evropa.

“Ne jemi anëtare e NATO-s. Jemi një vend që kemi pritur BE-në më shumë se 60 vite. Ndërkohë, gjithkush që erdhi pas nesh ka hyrë. Ndaj Turqisë ka një qasje ideologjike”, theksoi Yıldırım.

Ndërkaq, në lidhje me krizën e emigrantëve në Mesdhe, Yıldırım tha se Turqia dëshiron që “Mesdheu të mos jetë deti ku shuhen çdo ditë jetët e qindra fëmijëve dhe njerëzve”.

“Ne dëdhirojmë që ai të jetë deti i mirëqenies, paqes dhe miqësisë. Për këtë çështje, Spanja dhe Turqia kanë një përgjegjësi shumë të madhe”, shtoi Yıldırım.

– “Ne nuk jemi shkaktarët, por po paguajmë koston”

Më tej, kryeministri Yıldırım tha se problemi i Sirisë nuk mund të zgjidhet duke ndërtuar mure, por duke shpeshtuar hyrjet dhe daljet nëpër kufij.

“Shkaktarët e problemit, apo fillestarët e këtij problemi në Siri, nuk jemi ne, por ne jemi ata që po i vuajmë nga ai dhe po paguajmë koston e tij”, deklaroi Yıldırım.

Kryeministri Yıldırım adresoi edhe qëndrimin e disa vendeve të Evropës ndaj anëtarëve të organizatës terroriste FETO.

“Këto fjalë nuk janë për Spanjën, por për disa miq tanë evropianë, të cilët, fatkeqësisht, i ofrojnë hapësirë pa masë organziatës terroriste FETÖ dhe pikëllojnë Turqinë. Nga pikëpamja e të ardhmes së Bashkimit Evropian, nuk është një gjë e mençur pikëllimi i një aleati të madh si Turqia. Ofrimi i tepërt i hapësirës për rrymat radikale do të jetë kërcënimi më i madh për Evropën”, tha Yıldırım.

Lidhur me luftën kundër organizatës terroriste DEASH, Yıldırım theksoi se kjo organizatë është problem i përbashkët i vendeve dhe se në këtë çështje duhet të luftojnë së bashku.

Yıldırım rikujtoi se Turqia me operacionin “Mburoja e Eufratit” ka neutralizuar e vetme 3.800 anëtarë të DEASH-it në rajonet Jarabulus, Azez dhe Al-Bab, duke mundësuar kthimin e 160 mijë sirianëve në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit