Yildirim: Vizita në Britani, mundësi për forcimin e marrëdhënieve

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, në lidhje me vizitën e tij në Britani tha se, “Do të diskutojmë për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, kryesisht luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë Irakun dhe Sirinë. Kjo vizitë do të jetë mundësi për forcimin e marrëdhënieve”.

Yildirim ka zhvilluar një takim me kryeministren britanike, Theresa May, në ndërtesën kryeministrore Downing Street.

Në pjesën e hapur të takimit për mediat, Yıldırım, ka vënë në dukje se vizita e homologes May në Turqi në fillim të vitit ka hapur rrugën për bashkëpunime të reja, kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe në mundësitë e investimeve.

Ndërsa kryeministrja britanike ka theksuar se “Marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të rëndësishme për ne. Ne jemi duke bashkëpunuar për çështje të ndryshme globale dhe jemi duke luftuar së bashku kundër terrorizmit. Gjithashtu kemi një vëllim tregtar që arrin në 15 miliardë sterlina. Jam e kënaqur të shoh zhvillimet në marrëdhëniet tona që nga vizita që unë kam zhvilluar në Turqi”.

Më pas Yildirim dhe May kanë kaluar në takimin bilateral dhe më pas në takimin mes delegacioneve.

Në takimin mes delegacioneve morën pjesë ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri për Çështjet e Bashkimit Europian dhe Kryenegociatori, Ömer Çelik, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, ambasadori i Turqisë në Londër Abdurrahman Bilgiç dhe kryekëshilltari i Kryeministrisë së Turqisë për politikën e jashtme, Kerim Uras../RTv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit