Yildirim: Zgjedhjet kaluan qetë dhe me sukses

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim deklaroi se në qytetin Erzurum në Turqi ka ndodhur një rast vdekje që megjithatë nuk ndërlidhet me zgjedhjet të cilat sot u mbajtën në këtë vend.

“Në vendin Karacoban në Erzurum ndodhi një rast. Dy shtetas tanë pësuan për vdekje, por rasti nuk ndërlidhet me zgjedhjet. Bëhet fjalë për një gjakmarrje që ka zgjatur një kohë të gjatë mes dy grupe njerëzish. Përveç kësaj, nuk ka pasur ndonjë incident tjetër”, tha Yildirim.

Ai lavdëroi edhe punën e Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), duke përmendur se me kohë kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura para zgjedhjeve.

“Një nga faktorët kryesor pse këto zgjedhje kaluan qetë dhe me sukses janë edhe përgatitjet që Komisioni i Lartë Zgjedhor me muaj ka zbatuar”, tha kryeministri i Turqisë.

Në Turqi sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat votuesit zgjodhën presidentin e shtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Gjithsej 180.065 votues në mbarë Turqinë u hapën në ora 8 të mëngjesit, ndërsa vendvotimet u mbyllën në ora 17 sipas kohës lokale.

Zgjedhjet janë mbajtur me masa të përforcuara të sigurisë në të cilat janë angazhuar gjithsej 531.007 pjestarë të forcave të sigurisë, ndërsa rezultatet preliminare të zgjedhjeve priten disa orë pas mbylljes së vendvotimeve.

Për zgjedhjet në Turqi janë regjistruar 56.322.632 votues, ndërsa në mesin e tyre janë një milion e gjysmë të rinjë të cilët për herë të parë do të kenë të drejtë vote. Jashtë vendit të drejtë vote kanë 3.047.323 shtetas turq./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit