Yilidirim: Rezoluta e OKB-së mbi Kudsin “mesazh i qartë” për SHBA-të

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Bilani Yilidirim, ka deklaruar se Turqia shpreson që administrata e SHBA-ve të tërheqë vendimin e saj të fundit për Kudsin.

Duke folur me gazetarët në Ankara, Yılıdırım tha se refuzimi i qartë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për vendimin e SHBA-ve mbi Kudsin ishte “një mesazh i qartë ndaj SHBA-ve”.

“Shpresoj që administrata e SHBA-ve ta vlerësojë këtë vendim në mënyrë të drejtë dhe të heq dorë nga ky vendim i gabuar sa më shpejtë që të jetë e mundur. Turqia do të ndjekë këtë çështje”, tha Yilidirim.

Kryeministri turk theksoi se qëllimi i tyre është që “të qëndrojnë me ata që kanë të drejtë”, duke shtuar se “është kundër traditës dhe të kuptuarit tonë të ligjit në krah me ata që janë të fuqishëm”.

Mbrëmë 193 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me një shumicë dërmuese miratuan një rezolutë mbi Kudsin duke i bërë thirrje SHBA-ve të tërheqë njohjen e këtij qyteti si kryeqytet të Izraelit.

Gjithsej 128 anëtarë votuan në favor të rezolutës për Kudsin, 9 votuan kundër dhe 35 të tjerë abstenuan. Ndërsa 21 shtete nuk votuan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit