Ymeri e quan fitore të madhe vendimin e Gjykatës Supreme

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri e ka quajtur fitore të madhe – vendimin e Gjykatës Supreme që të mos ketë rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren.

Në një konferencë për medie, Ymeri tha falë këtij vendimi u pamundësua ndërhyrja në vullnetin e lirë të qytetarëve.

“Gjykata Supreme thotë se kërkesa e Vetëvendosjes për rinumërim është e bazuar. Arsyet e PZAP’it nuk kanë qenë të bazuara. Kjo është një fitore e madhe sepse një vendim i pabazuar, i jashtëligjshëm e absurd u hodh poshtë dhe u pamundësua ndërhyrja në vullnetin e lirë. Kjo erdhi pas reagimit qytetar ndaj vendimit skandaloz të PZAP’it. Të gjithë qytetarëve dhe atyre të Prishtinës e Prizrenit i urojmë për fitore, falë vullnetit të tyre që në Prishtinë të udhëheq Shpend Ahmeti e në Prizren, Mytaher Haskuka”, tha Ymeri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit