Ymeri: Nuk mund të ketë dialog pa konsensus

Mos i humb

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, ka bërë me dije se nuk mund të ketë dialog me Serbinë pa konsensus politik e shoqëror.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është e domosdoshme që Kuvendit të Kosovës t’i bartet vendimmarrja sa i përket dialogut në mënyrë që të parandalohen e të pamundësohen “aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi” për territoret e sovranitetin e vendit.

Ai ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet në kushte të transparencës së plotë dhe me pajtueshmërinë e të gjithëve për një platformë shtetërore sa iu përket qëllimeve dhe synimeve që i ka Kosova në këtë dialog.

Ymeri ka thënë se vetëm pas votimit të një platforme shtetërore me votë të kualifikuar të 2/3 e deputetëve, procesi i dialogut do të fitonte legjitimitet dhe strategji./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit