Ymeri: PSD angazhohet për të nëpërkëmburit

Mos i humb

Nënkryetari i PSD-së Visar Ymeri tha në Kuvendin e partisë tha se kjo është një ditë e madhe për PSD-në pasi që nga sot do të nisë një epokë e re në Kosovë.

Ymeri tha se duhet t’i përmbushin dy kuptimet e emrit socialdemokrat, në demokracinë e brendshme  dhe barazinë për të gjithë.

“PSD përkushtohet për shoqëri demokratike” tha Ymeri. Ai shtoi se PSD angazhohet për barazim të pushteteve të ekzekutivit, legjislativit por edhe gjyqësorit.

Ymeri tha se ata si PSD janë të interesuar që ta ndryshojnë gjendjen në vend.

“Nuk mund ketë republikë pa qytetarët. PSD angazhohet për të nëpërkëmburit. PSD angazhohet po ashtu për Republikë të qytetarëve”, shtoi ai.

Ymeri tha se PSD është parti që i shërben shumicës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit