YPG/PKK dhe regjimi i Asadit “nuk arritën të bashkohen”

Mos i humb

Regjimi i Bashar Al-Asadit në Siri dhe Rusia dëshirojnë që organizata terroriste YPG/PKK, e cila me operacionin “Burimi i Paqes” pësoi goditje, të bashkohet me regjimin, ndërsa organizata terroriste nuk e pranoi këtë me arsyetimin se nuk i është dhënë garanci për mbrojtjen e strukturës së saj.

Agjencia e lajmeve e regjimit të Asadit, SANA, njoftoi se Ministria e Mbrojtjes i ka bërë thirrje organizatës terroriste që përdor emrin “SDG” t’i bashkangjitet ushtrisë së regjimit.

Nga ana tjetër organizata terroriste në përgjigjen e publikuar nga ueb-faqja e saj, pohoi se bashkimi mund të ndodhë vetëm me një konsensus politik që do të njohë dhe mbrojë strukturën e veçantë të organizatës terroriste dhe se gjuha e përdorur nga regjimi është shqetësuese.

Pas përgjigjes së organizatës terroriste, regjimi i ka tërhequr forcat e saj nga Tel Temir në afërsi të rajonit të operacionit “Burimi i Paqes”, duke i lënë vet terroristët e YPG/PKK-së.

Ndërkohë mësohet se edhe Rusia bën përpjekje në këtë drejtim, por se deri më tani nuk ka marrë përgjigjen që dëshiron.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit