YPG/PKK dhe Asadi plan të përbashkët për Munbixhin

Mos i humb

 

 

Organizata terroriste YPG/PKK është duke zhvilluar negociata me regjimin e Bashar al-Asadit për t’ia transferuar administrimin e Munbixhit këtij të fundit, duke planifikuar që siguria e qytetit të garantohet bashkërisht nga dy aleatët.

Organizata terroriste YPG/PKK ende është e pranishme në Munbixh përkundër pretendimeve se tanimë është tërhequr.

Ajo është duke e forcuar aleancën me regjimin pas bashkëpunimit mes Turqisë dhe SHBA-së për largimin e saj nga Munbixhi.

Sipas të dhënave që ka siguruar Anadolu Agency (AA), i ashtuquajturi këshilli ushtarak i formuar nga organizata terroriste e cila përdor emrin SDF për të mohuar lidhjen me YPG/PKK-në, i ka shtuar negociatat me regjimin për transferimin e administratës së qytetit.

Krerë dhe përfaqësues të organizatës të ardhur nga Kandili dy javë më parë u takuan në godinën e partisë bathiste në Halep, ndërsa takim i ngjashëm u realizua edhe ditë më parë në vendin e njëjtë.

Në mbledhje, ku morën pjesë përfaqësues të partisë Baath në emër të regjimit të Asadit dhe përfaqësues të organizatës terroriste, është diskutuar “parandalimi i ndërhyrjes së Turqisë në veri të Sirisë, kthimi i regjimit në Munbixh dhe ndarja e shërbimeve të sigurisë dhe atyre publike për realizimin e këtij kthimi”, njoftuan disa burime.

Siç mësohet, dy aleatët kanë rënë dakord që forca policore të formohet nga fiset që mbështesin Asadin dhe anëtarët e organizatës terroriste.

I ashtuquajturi këshill ushtarak ditë më parë në rrjetet sociale ka deklaruar se “Kontrollin e Munbixhit nuk do t’ia japin Turqisë, por preferojnë që qytetin t’ia dorëzojnë regjimit të Damaskut”.

Ndryshe, Turqia dhe SHBA kanë arritur një marrëveshje që synon tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga qyteti verior i Sirisë.

Marrëveshja u bë e ditur për herë të parë pas një takimi në Washington më 4 qershor midis ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Turqia dhe SHBA deri më tani kanë kryer 18 misione të patrullimit në Munbixh.

Nëse modeli rezulton i suksesshëm, Turqia ka paralajmëruar marrëveshje të ngjashme edhe në Sirinë lindore.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka shkaktuar vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e PKK-së.

SHBA, e cila ka mbështetur YPG/PKK-në nën pretekstin e luftës kundër DEASH-it, i kishte garantuar Turqisë se YPG/PKK do të tërhiqej nga qyteti pas pastrimit nga DEASH-i, por një gjë të tillë nuk e kishte realizuar.

Mbi 90 për qind e popullsisë së Munbixhit përbëhet nga arabët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit