Yuri Kim : Nuk ka pazare me Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi

Mos i humb

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë me një deklaratë të fortë për mediat, në një kohë që mbërriti në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Ambasadorja Kim tha se nuk duhet të vazhdohet më me lojëra, duke u shprehur se reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë të domosdoshme që Shqipëria të mund të hyjë në familjen e madhe europiane.

“Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA-të duan të njëjtën gjë që shqiptarët duan. Duam që Shqipëria të jetë aleat i fortë i SHBA, që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e familjes europiane pa Reformë në Drejtësi. Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e familjes europiane pa Reformë Zgjedhore.

Dhe dua t’iu them se me këto të dyja nuk bëhen pazare as lojëra, këto janë domosdoshmëri. Është koha që të realizohet reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi, ashtu siç është premtuar nga drejtuesit. Shtetet e Bashkuara dhe shqiptarët po presin”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit