Yuri Kim: Të jemi të qartë! Kjo ka të bëjë me ndëshkimin e kriminelëve të njohur

Mos i humb

Ambasada e SHBA-së del sërish në mbështetje të SPAK dhe drejtësisë së re. Një mesazh i fortë, ku SHBA thekson se ka ardhur koha që SPAK të lejohet të bëjë punën e saj pavarësisht kush është i pandehur.

Menjëherë pas kësaj vjen një tjetër reagim nga Ambasadorja Yuri Kim, e cila me një reagim në ‘twitter’, bashkangjitur reagimit të SHBA-së shkruan se, çështjet e rëndësishme gjyqësore shpesh shoqërohen nga fushata të shtrenjta për të mbjellë dyshim dhe çorientim, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën dhe për t’i ikur drejtësisë.

Ambasadorja bën të qartë se kjo ka të bëjë me ndëshkimin e kriminelëve të njohur duke shtuar më tej se mbështet fort SPAK dhe Policinë e Shtetit.

Reagimi i plotë:

Çështjet e rëndësishme gjyqësore shpesh shoqërohen nga fushata të shtrenjta për të mbjellë dyshim dhe çorientim, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i ikur drejtësisë. Të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me ndëshkimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Mbështesim fort SPAK & Policinë e Shtetit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit