Yuri Kim tjetër mesazh : Të vazhdojë përpara pa marrë parsysh pengesat

Mos i humb

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka qënë edhe sot aktive nëpërmjet disa postimeve në Tëitter në lidhje me vijueshmërinë e reformës në drejtësi.

Ajo ka zhvilluar takime me Komisionerët Publikë dhe me përfaqësues të Dhomës së Posaçme të Apelit, ndërsa ka deklaruar se Vettingu duhet të vazhdojë, pa marrë parasysh pengesat.

Deklaratat e saj vijnë një ditë nga apeli i fortë drejtuar forcave politike, që të stoponin lojërat dhe të vijonin me përmbylljen e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

POSTIMET E SAJ NË TWITTER
“Takimi me Komisionerët Publikë në 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta mbajmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!

“Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. Mbështes reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit