Zaev: I jemi afruar fundit për zgjidhjen e çëshjes së emrit

Mos i humb

 

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaroi sot se Maqedonia dhe Greqia i janë afruar fundit për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Në një prononcim për mediat në Shkup, kryeministri Zaev ka komentuar deklaratën e minsitrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në të cilën tha se është koha t’i thuhet një “po” ose “jo” e madhe procesit, duke shpalosur emrat Republika – Maqedonia e Re dhe Maqedonia e Veriut ose e Epërme.

“Besoj se jemi fare në fund, prandaj dëshiroj të jem i kujdesshëm që fundi të jetë i suksesshëm, një fund i lumtur. Nuk do të komentoj detaje sepse nuk janë krijuar kushtet që të zhvilloj bisedën telefonike (me Ciprasin). Besoj se është çështje ditësh, dhe posa të bëhet, do t’i informoj qytetarët për përmbajtjen”, tha Zaev, i cili nuk u prononcua as për variantet e përfolura në Maqedoni, pasi siç tha, kjo është një çështje shumë e ndjeshme, si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi.

“Të mos harrojmë se krejt në fund qytetarët do të vendosin përmes një referendumi, por ështe me rëndësi të veçantë se si do të dakordohet çështja, nëse dakordohet”, përfundoi Zaev.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit