Zaev: KSHP paraqet qasjen e përgjithshme të shoqërisë ndaj shëndetit të njerëzve

57
0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot u adresuan në Forumin e parë kombëtar për shëndetësi “Për një jetë më të shëndetshme: Rruga drejt kujdesit shëndetësor cilësor dhe efikas në Maqedoni”, të mbajtur në Shkup.

Në fjalën e tij, kryeministri i vendit Zaev theksoi se shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve për qeverinë janë ndër prioritetet kryesore për shkak se qytetari i shëndetshëm do të thotë qytetar i lumtur.

“Dhe, për këtë arsye, fokusi i qeverisë është pikërisht për të siguruar dhe garantuar që kujdesi shëndetësor primar do të jetë boshti kryesor i sistemit shëndetësor. Por, në të njëjtën kohë kujdesi shëndetësor primar (KSHP) përfaqëson të gjithë sistemin dhe qasjen e përgjithshme të shoqërisë ndaj shëndeti të njerëzve”, tha Zaev.

Ai gjithashtu theksoi se krijimi i kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë shëndetësore dhe aplikimi i sigurtë të kujdesit shëndetësor janë të domosdoshme, aktivitete dhe politika multisektoriale të cilat do të ngriten dhe realizohen së bashku me komunitetin.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, në forumin e sotëm duke iu referuar vizionit të ministrisë në rrugën për një shëndet më të mirë, tha se kujdesi primar është themeli në të cilin mbështetet kujdesi shëndetësor.

“Kujdesi primar shëndetësor është vendimtar dhe mase i nevojshëm për ndërhyrje për të përmirësuar cilësinë, vazhdimësinë dhe zbatimin e përgjithshme të shërbimeve shëndetësore. Kam bindjen se përveç përmirësimit të niveleve më të larta të kujdesit në sistemin shëndetësor, kujdesi primar mbetet themeli kryesor për përparimin e shëndetit”, tha Filipçe.

Fjalim në forum pati edhe Hans Kluge, drejtor i Sistemeve Shëndetësore dhe Departamentit të Shëndetit Publik në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ai theksoi se vitin e kaluar të gjitha vendet e botës ranë dakord për forcimin e kujdesit shëndetësor primar, por tha se vendi ynë është shteti i parë në botë që operacionalizon këtë qëllim.

Kluge gjithashtu vuri në dukje se vullneti politik është shumë i rëndësishëm për forcimin e kujdesit shëndetësor primar që është më afër njerëzve dhe komunitetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here