Zaev llogarit dhe dështimin e marrëveshjes me Greqinë: por nuk do jetë fundi i botës!

Mos i humb

Kryeministri maqedonas, në mes të entuziazmit për arritjen e një marrëveshjeje historike me Greqinë për çështjen e emrit, ka marrë në konsideratë dhe një dështim të mundshëm të saj.

Por sipas tij, kjo nuk do ishte fundi i botës.

Unë besoj se ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira për arritjen e një zgjidhje të plotë që do të zgjasë përgjithmonë. Në qoftë se mosmarrëveshja nuk zgjidhet, nuk do të thotë fundi i botës”, deklaroi Zaev gjatë intervistës në një media franceze.

Gjithsesi, ai ësshtë shprehur shpresëplotë se emri është zgjidhur në shumë detaje, pa pranuar të informojë më tej publikun.

Prej muajsh, ashtu si Shqipëria, dhe Maqedonia fqinje është angazhuar në mbylljen e mosmarraveshjeve me Greqinë, ku kryesore është çështja e emrit – Maqedoni – të cilën Athina nuk e pranon. /tesheshi.com/    

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit