Zaev: Maqedonia në NATO siguron paqe të qëndrueshme në tërë rajonin

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot në një ceremoni solemne ndanë çertifikatat për pranimin e 125 ushtarëve profesionalë të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Në adresimin e saj para të pranishmëve, ministrja Shekerinska tha se eventi i sotëm, paraqet një fillim të ri për ushtarët e sapopranuar, të cilëve u tha se aderimi i tyre në ushtri, vjen në kohë të duhur, e cila shoqërohet me sfida të shumta, një kohë në të cilën Maqedonia do të avancojë armatën e saj dhe do të arrijë standardin e Aleancës së NATO-s.

Shekerinska u tha më tej ushtarëve se janë të privilegjuar se kanë rastin që tërë karrierën e tyre ta ndërtojnë në kuadër të Aleancës së NATO-s.

“Anëtarësimi në NATO garanton paqen e qytetarëve tanë, ndërsa siguria është parakushti kryesor për zhvillim ekonomik, për më shumë investime dhe partneritete të reja. Shikoni përvojat e shteteve në afërsinë tonë. Pesë vjet më parë, para se Bullgaria të bëhet anëtare e NATO-s, investimet e huaja direkte ishin 7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pas pesë vitesh investimet shkuan në rreth 20 pqr qind të PBB-së”, tha Shekerinska, për të shtuar se ky është vetëm një shembull që flet për lidhjet mes sigurisë dhe ekonomisë.

Kryeministri Zaev nga ana e tij tha se Qeveria e Maqedonisë në periudhën e fundit njëvjeçare ka dhënë shumë mund për të kthyer dinjitetin e humbur të ushtarëve përmes refomave, të cilat siç tha, këto ditë kanë sjellë lajme të gëzueshme, njëra nga të cilat është paralajmërimi se javën e ardhshme do të marrim ftesë për të qenë anëtare e 30-të e NATO-s.

“Me mundësinë e vendimmarrjes, ne do të jemi garanca e sigurisë sonë dhe qytetarëve tanë. Maqedonia do të qëndrojë ulur në të njëjtën tavolinë ku qëndrojnë fuqitë e mëdha botërore, ndërsa anëtarësimi do të thotë stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në tërë rajonin”, tha Zaev para ushtarëve të rinj, të cilëve u premtoi se rritja e fundit e pagave për 10 për qind nuk do të jetë e fundit, sepse vijon një kohë e ndryshimeve me reforma, rezultatet e të cilave do të ndjehen shumë shpejtë.

Pas fjalimeve të tyre, kryeministri Zaev dhe ministrja Shekerinska, 125 ushtarëve të rinj, ua ndanë çertifikatat për pranimin në ushtri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit