Zaev: Me ligjin për gjuhët nuk humb askush

Mos i humb

Izraeli zbaton politikë të re në Afrikë përmes Emirateve të Bashkuara Arabe

Osman Kagan Yucel - Autori i shkrimit është studiues në Qendrën Kërkimore të Afrikës (AFAM) dhe zëvendës koordinator në Qendrën e Koordinimit dhe...

Izraeli do të ndërtojë mbi 5.000 banesa të reja të paligjshme në Kudsin Lindor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se do të ndërtojnë mbi 5.000 banesa të reja në dy njësitë e vendbanimeve të paligjshme që...

Zgjedhjet në Hamburg, fitojnë socialdemokratët e të gjelbrit

Pas zgjedhjeve në Hamburg të dielën socialdemokratët dhe Të Gjelbrit janë entuziastë. Vërtet që socialdemokratët pësuan një rënie me...

Samsung dallohet për ekranet lider të industrisë në ISE 2020

Formacionet e fundit QLED 8K SMART, The Wall for Business, dhe Flip 2 i azhurnuar prezantojnë funksione të panumërta në sektorë të...

Në një video-paraqitje për opinionin kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në përputhje me Kushtetutën dhe amendamentin e 5 të saj, miratuar 17 vite më parë.

“Askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin”, tha Zaev vetëm një ditë pas miratimit të tij në Kuvend në një atmosferë të tensionuar.

Në adresimin e tij, Zaev thotë se ligji në fjalë është një garanci për përdorimin e gjuhës maqedonase ndërkohë që paraqet një kontribut serioz për konceptin “Një shoqëri për të gjitjhhë qytetarët”.

Duke bërë thirrje për shmangie nga politikat të cilat krijojnë ndarje, përçarje dhe konflikt, kryeministri i Maqedonisë kërkoi përkushtim për rrumbullakimin e reformave në shtet.

Sipas tij, kjo është një vlerë evropiane e cila mori përkrahjen e qytetarëve fillimisht në zgjedhjet parlamentare dhe më vonë në ato lokale.

“Kjo vlerë, Maqedonia vend i të gjithë qytetarëve, është një koncept si dhe një udhërrëfyes drejt së ardhmes sonë. U përcaktuam për politika të cilat po ndërtojnë Republikën e Maqedonisë si një shtet qytetar për të gjithë ata që jetojnë në të, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët, boshnjakët dhe të gjitha komunitetet tjera”, thotë Zaev në video-paraqitjen e tij.

Me avancimin e të drejtës për përdorimin e guhëve, thotë ai, nuk humb askush, por vetëm krijohen kushte për komunikim më të mirë mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Është koha që të hedhim poshtë politikat e ndarjeve, grindjeve dhe konflikteve, e që janë në kundërshtim me vlerat tona evropiane. Obligimi dhe përgjegjësia jonë do të duhet të jenë interesi i të gjithë qytetarëve, pa përjashtim”, thotë kryeministri Zaev, në paraqitjen e tij publike, lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Kujtojmë se dje me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë votoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të tretë.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua sërish në Kuvend, pasi që ai nuk u dekretua nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me arsyen se është antikushtetues. Pas kësaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së, dorëzuan në Kuvend 35.569 amendamente, me të cilat duan të dëshmojnë se i njëjti ligj është jo-kushtetues dhe të tërhiqet.

Me ligjin për përdorimin e gjuhëve, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë, parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit shtetëror të këtij shteti, krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj, gjuhë zyrtare të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë dhe alfabeti i saj, që në këtë rast është gjuha shqipe./Rtv Islam/

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Ngrënia e arrave mund ta përmirësojë performancën në testet e funksioneve kognitive, duke i përfshirë testet për kujtesën, përqendrimin dhe shpejtësinë e...

Një truk i cili ju garanton krepa më të buta

Falë këtij truku, gjithmonë do të gatuani krepa të shijshme! Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit...

LG V60 ThinQ 5G lansohet zyrtarisht me ekran të dyfishtë

LG kanë qenë të qëndrueshëm në shtytjen e aksesorit Dual Screen për mjaft kohë, pasi prodhuesi Korean nuk ka ende pajisje të...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike: Në Kosovë nuk ka koronavirus

Nga data tetë e këtij muaji deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej...

Thaçi takohet me Pompeon, ja çfarë u bisedua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Thaci ka treguar...