Zarif: Siguria në rajon nuk mund të ndahet

Mos i humb

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për gazetë Al Rai të Kuvjtit, pasi shpjegoi iniciativën e Iranit për Paqe në Hormuz, tha se siguria në rajonin e Gjirit Persik nuk mund të ndahet apo shpërbëhet, pasi ose të gjithë duhet të jenë të sigurt në këtë rajon ose mund të privohen prej saj.

Shefi i diplomacisë iraniane Muhamed Xhavad Zarif rikujtoi rëndësinë strategjike të rajonit në tregtinë ndërkombëtare dhe në energji dhe tha se prej shekujsh siguria e rajonit garantohet nga vendet e rajonit, pa të cilën vendosja e sigurisë është e pamundur. Në artikullin e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke iu drejtuar disa vendeve të rajonit tha se siguria nuk mund të vendoset nëpërmjet blerjes së armatimeve apo nënshkrimit të traktateve ushtarake me fuqitë e huaja të cilat vazhdimisht ndërhyjnë dhe mbështetin regjimin sionist që përbën rrezik për rajonin.

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit foli mbi iniciativën e Teheranit për Paqe në Hormuz me pjesëmarrjen e 8 vendeve si Arabia Saudite, Iraku, Omani, Emiratet, Kuvajti, Katari, Bahrejni dhe Irani dhe tha se këto vende kanë kapacitetin e duhur për të vendosur dhe garantuar sigurinë e rajonit të Gjirit Perisk. Zarif theksoi se plani është hartuar në bazë të respektimit të tërësisë territoriale, mos prekjes së kufijve ndërkombëtare, zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshje dhe mos ndërhyrjen në punët e brendshme dhe duke respektuar marrëdhëniet me njëri-tjetrin, por shtoi se për zbatimin e këtij plani është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjithë pjesëtarëve dhe besimi reciprok.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit