Zarzavatet e gjelbra, të mrekullueshme për mbrojtjen e shikimit

Mos i humb

 

 

Sallata e gjelbër, spinaqi dhe lakra, së bashku me perime të pasura me nitrate si panxhari, e zvogëlojnë rrezikun nga glaukoma.

Glaukoma është një gjendje që ndikon në shikim, meqë i bën presion syrit, që si për pasojë ka ndalimin e lëngut.

Kjo mund të dëmtoi nervat optike, si dhe fibrat e nervave nga retina, transmeton Telegrafi.

Mjekësia i njeh katër lloje glaukomash, të cilat janë mjaftë të hapura, në mesin e sëmundjeve optike.

Studimi zbulon se, njerëzit që kanë dietë të pasur me nitrate, kanë nivele të ulëta të nivelit primar të këndit-hapës të glaukomës, një gjendje e rrallë që përfshinë presione akute dhe kronike të syrit.

Sipas gjetjeve del se, nitratet ose nitritet, janë pararendës për nitride okside, që është e mirë për presion të gjakut.

Dieta me nitrate, që kryesisht vjen nga zarzavatet me gjethe te gjelbra, kontribuon deri në 80 për qind, në marrjen e nitrateve.

Studimi i bërë me mbi 100 mijë njerëz, ka gjetur se ata që kanë pasur kësi lloj diete, kanë pasur shanse 30 për qind më të vogla, të kenë probleme me shikim. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit