Zbardhen detaje të reja për vrasjen në AKI

Mos i humb

Ende mbeten të paqarta rrethanat se si humbi jetën punonjësi i AKI’së, Isa Sejdiu, nga kolegu i tij Valon Ibërdemaj. Edhe një javë pas ngjarjes institucionet e hetuesisë në vend nuk kanë arritur që ta zbulojnë motivin e kësaj ngjarje në institucionin më të lartë të sigurisë në vend.

Në prokurori thonë se hetimet po vazhdojnë. Ndërkohë që kreu i AKI’së, Shpend Maxhuni nesër pritet që të raportojë në komision rreth kësaj ngjarjeje.

Familja e Isa Sejdiut, 38 vjeç, nga Vushtrria ende nuk po e dinë se përse humbi jetën djali i tyre. Edhe një javë pas, institucionet e hetuesisë në vend nuk kanë arritur që ta zbulojnë arsyen që qëndron prapa këtij akti. Ai të martën e katër shtatorit u qëllua me dy plumba nga kolegu i tij i punës Valon Ibërdemaj. Ky i fundit pak minuta pasi që e kreu aktin u arrestua nga policia e Kosovës.

Por para se të arrestohej Ibërdemaj tentoi që t’i marrë me vete edhe dy pengje, punonjës të AKI’së, përmes së cilëve do të mund të arratisej. Por tentimi i tij për t’u larguar nga vendi i ngjarës dështoi. Ai u kap po atë ditë nga policia.

Gazeta Express, nga burime të saja brenda AKI’së merr vesh se Ibërdemaj për një kohë kishte qenë agjent në AKI. Por sjelljet e tij jo korrekte në punë, kanë bërë që zyrtarë të AKI’së që disa muaj Ibërdemajt t’ia ndërrojnë pozitën nga agjenti për në sigurim.

“Qe disa muaj ai punonte si sigurim. Ka qenë më herët agjent. Nuk e dimë për vrasjen pse ndodhi. Nuk kanë pas raporte të këqija”, thonë burimet rreth kësaj ngjarjeje.

Por rreth gjithë kësaj pune nuk janë të njoftuar nga prokuroria e shtetit. Ndonëse këta të fundit ka një javë prej se i kanë nisur hetimet rreth kësaj ndodhie. Ibrahim Berisha, zëvendës kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka thënë të martën për Express se hetimet po vazhdojnë dhe se nuk kanë ndonjë njohuri rreth profilit të personit të dyshuar.

Të gjitha këto informacione, Berisha thotë se do t’i shikojnë derisa të caktohet prokurori i cili do të ngarkohet me këtë lëndë. E kjo pritet që të ndodhë shumë shpejtë.

“Ende nuk kemi asnjë të re. Hetime pritet që sot ose nesër t’i marrë prokurori i ri i cili do të ngarkohet me këtë lëndë”, tha prokurori Ibrahim Berisha.

Ibërdemajt me kërkesë të prokurorisë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ai nuk ka dashur që të flasë para trupit gjykues duke zgjedhur që të mbrohet në heshtje. Ndërkohë i janë sekuestruar një armë dhe vetura personale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit