Zbulohen bisedat e fshehta të Thaçit me Presidentin e Armenisë!

Mos i humb

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar për një takim në kryeqytetin e Armenisë me Presidentin e këtij vendi, por nuk e ka zbuluar pjesën kryesore të bisedës. Por, këtë e ka bërë nikoqiri i takimit Presidenti Armen Sarkissian, duke thënë se dy bashkëbiseduesit kanë folur “njohjen e gjenocideve dhe dënimin e tyre”. Kjo temë, sipas të gjitha gjasave, do ta hidhërojë shokun e Hashim Thaçit Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Hashim Thaçi mund ta rrezikojë seriozisht miqësinë e tij personale me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, nëse Kosova deklarohet se e njeh gjenocidin ndaj armenëve. Presidenca e këtij shteti që nuk e ka njohur Kosovën, ka njoftuar për takimin e Armen Sarkissian me Hashim Thaçin, ku është përmendur mundësia e “njohjes së gjenocideve”.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës biseda për gjenocidet nuk është përmendur. Asnjëra palë nuk e ka përmendur nëse në takim është shtruar njohja e Kosovës nga ky shtet -ish republikë sovjetike që ndodhet në Eurazi.

Sic dihet Turqia dhe Armenia kanë telashe rreth gjenocidit që Perandoria Osmane ka kryer ndaj 1. 5 milionë armenëve para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Aktualisht vetëm Republika e Turqisë dhe Azerbejxhani e mohojnë gjenocidin ndaj armenëve së bashku me Pakistanin, që nuk e njeh fare Armeninë si shtet.

“Sapo përfundova një takim të hapur dhe miqësor me Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian, i cili është nikoqir i samitit të sivjetmë të Frankofonisë. Me presidentin Sarkissian diskutuam për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet popujve dhe vendeve tona. Ky ishte takimi ynë i parë dhe u dakorduam që komunikimin e ndërsjellë ta vazhdojmë edhe në të ardhmen” ka shkruar Thaçi.

Por, në njoftimin e Presidencës armene është thënë diçka tjetër. Aty thuhet se ka zënë vend tema e gjenocideve. Ndërkohë që në njoftim janë kujdesur që Thaçi të mos quhet President por vetëm si lider.

“Presidenti Armen Sarkissian e ka pritur sot liderin e Kosovës Hashim Thacin si një lider i një shteti që është anatër i asociaur i organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë. Palët kanë folur veçmas për gjenocidet dhe kanë theksuar se njohja dhe dënimi i tyre është mënyrë më e mirë për t’i parandaluar gjenocidet” thuhet në njoftim.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, gjatë këtij viti ka kërkuar falje për vuajtjen e armenëve por e ka evituar përmendjen e fjalës “gjenocid”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit