Zbulohen disa veti të çuditshme të arrës!

Mos i humb

Shumë studime kanë studiuar dobitë shëndetësore të arrave, ku si rezultate kanë pasur përmirësimin e pjellorisë së meshkujve, ndihmë në reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe të prostatës.

Po ashtu arra mund të parandalojë shumë sëmundje të gjirit, mbipeshën, diabetin dhe problemet me zemër.

“Sipas studimeve të ndryshme dhe studimeve njerëzore të bëra në 11 vende nga rreth 60 universitete, përfshirja e arra në ushqim mund të sigurojë marrjen e mjaftueshme të proteinave, sidomos në mesin e vegjetarianëve, pasi përmban vitamina dhe minerale të shumta duke përfshirë proteina, yndyra të pangopura, magnez, fosfor dhe alfa- (ALA) – forma bazë e Omega-3, e domosdoshme për mirëqenien e përgjithshme “, tha Drejtori i Kërkimeve të Shëndetit të Karolinës, Carol Berg Sloan.

Një studim tjetër nga Universiteti Yale zbuloi se përfshirja e arrave në një dietë të zakonshme, me ose pa këshillim dietik për të rregulluar marrjen e kalorive, përmirësoi ndjeshëm cilësinë e dietës tek meshkujt dhe gratë e rritura me rrezik të lartë për diabetin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit