Zbulohen neuronë në veshin e brendshëm

Mos i humb

Pas një hulumtimi të zhvilluar mbi minjtë janë zbuluar neuronë të rinj në veshin e brendshëm.

Hulumtimi është zhvilluar nga shkencëtarët e Institutit Karolinska në Suedi, në sistemin e dëgjimit periferik janë zbuluar të neuronë që më parë nuk diheshin.

Shkencëtarët më parë qelizat nervore në kërmillin e veshit i ndanin si neuronë Type 1 dhe Type 2, ndërsa me hulumtimin nxorrën në pah se neuronët Type 1 përfshijnë 3 lloje të ndryshme të qellizave.

“Tashmë e dimë se në sistemin qendror dëgjimor shkojnë 3 rrugë të ndryshme. Ne gjetëm detaje se cilat gjene janë aktive në çdo lloj qelize”, ka thënë lideri i ekipit hulumtues, Francois Lallemend.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit