Zbulohet cili është ushqimi më i rrezikshëm!

Mos i humb

Produktet me origjinë shtazore dhe me përmbajtje të lartë kolesteroli rrisin rrezikun e zhvillimit të tumoreve malinj agresiv, pohon një grup shkencëtarësh amerikanë pas një studimi të ri të botuar në revistën Cell Stem Cell.

Studiuesit paralajmërojnë se këto ushqime e rrisin normën e rritjes së tumoreve deri në njëqind herë.

Në eksperiment, shkencëtarët përdorën minj, të cilëve iu modifikua gjeni përgjegjës për kodimin e enzimës Lpcat3, duke rritur kështu nivelin e kolesterolit në trupin e tyre.

Në përfundim të eksperimentit, shkencëtarët zbuluan se një rritje në përqendrimin e kolesterolit nxit rritjen dhe ndarjen e qelizave nënë në indet e zorrëve. Qelizat nënë të dëmtuara që shumohen në mënyrë të pakontrolluar janë shkaku kryesor i kancerit.

Ushqime e pasura me yndyra të ngopura, yndyra trans dhe disa karbohidrate mund të rrisin nivelet e kolesterolit në trup.

Për të parandaluar sëmundje të ndryshme, ekspertët rekomandojnë zvogëlimin e konsumit të mishit të kuq dhe produkteve të qumështit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit