Zbulohet çfarë u bisedua në takimin e liderëve me presidentin Thaçi!

Mos i humb

Para një ore ka përfunduar takimi i liderëve me presidentin Hashim Thaçi, në zyrën e tij.

Nga burime brenda takimit merret vesh se çka saktësisht u bisedua në këtë takim.

Sipas burimeve, merret vesh se Hashim Thaçi ka qenë shumë i shqetësuar nga nisma e opozitës për nxjerrjen e një rezolutë të Kuvendit të Kosovës, e cila do t’ia ndalonte presidentin vazhdimin e negociatave.

“Thaçi ka qenë shumë i shqetësuar nga nisma e opozitës për seancë të jashtëzakonshme dhe për nxjerrjen e një rezolute që do ta përjashtonte presidentin nga negociatat”, thonë burime të Gazetës Blic.

I pari i vendit, në këtë takim merret vesh i është lutur kryetarit të AAK-së, dhe njëherit kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj që të mos e mbështesin këtë nismë të opozitës.

“Thaçi i është lutur dy liderëve që të mos e votojnë nismën e opozitës”, thonë burime të Gazetës Blic.

Në këtë takim, pos Haradinajt e Limajt, tek presidenti ishin edhe zëvendëskryeministri Pacolli dhe Dardan Gashi.

Ditë më parë, me nismën e LDK-së janë mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkohet që të ndalet Hashim Thaçi, nga vazhdimi i këtyre negociatave, në kundërshtim me autorizimet kushtetuese që ka./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit