Zbulohet data e lançimit të Nokia 9

Mos i humb

 

 

Nokia do të zbulojë zyrtarisht telefonin e shumëpritur Nokia 9 të martën e ardhshme, më 21 gusht.

Të paktën, kjo është ajo që pritet. Kompania nuk ka konfirmuar ende celularin aktual që do të lansojë në një ngjarje të organizuar atë ditë.

Në vend të kësaj, ajo ka postuar një imazh në Twitter që thotë se ngjarja do të jetë për një nga “telefonat më të pritur”.

Do të ishte shumë e çuditshme nëse Nokia 9 nuk njoftohet javën e ardhshme. Pajisja ka qenë duke bërë raundet në thashetheme dhe spekulime për një kohë të gjatë dhe një lansim në fillimit të gushtit është biseduar për rreth një apo dy muaj, bën të ditur Pocket-Lint.

Nokia ka të ngjarë që nuk dëshiron të konkurrojë me njoftimet dhe zbulimet e rivalëve, siç është Sony Xperia XZ3.

Thashethemet dhe rrjedhjet kanë vënë në dukje se Nokia 9 ka një ekran 5.7 inç P-OLED dhe funksionon në platformën Qualcomm Snapdragon 845. Mund të ketë poashtu 6GB RAM dhe 128GB hapësirë të ruajtjes.

Sidoqoftë, kamera e pajisjes do të jetë më e theksuara prej specifikave. Pretendohet të jetë një dizajn ‘penta-lente’ në një modul rrethor në pjesën e prapme, me një kamerë të dyfishtë me objektiv në front për selfie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit