Zbulohet një fosil shtazor 558-milionëvjeçar, më i vjetri deri më sot

Mos i humb

Shkencëtarët kanë zbuluar fosilin shtazor më të vjetër që është regjistruar ndonjëherë deri më sot.

Një grup studiuesish nga Universiteti Kombëtar i Australisë (ANU) kanë bërë gjetjen e fosilit të një gjallese 558-milionëvjeçare të periudhës ediakarane në brigjet e Detit të Bardhë, ndërmjet Rusisë dhe Finlandës.

Ata kanë konstatuar lipide (molekula yndyrore) në fosilin e gjallesës shumëqelizore të gjinisë “Dickinsonia”, karakteristikë e faunës ediakarane.

Sipas tyre, kjo është një provë e mjaftueshme për ta klasifikuar gjallesën në fjalë si një lloj kafshe.

I ngjashëm me një kandil deti gjigant dhe me ndarje si brinjët e trupit të njeriut apo kafshëve të mëdha, fosili me gjatësi 1,4 m është regjistruar si ai më i vjetri shtazor në botë.

Llojet e kafshëve që ne njohim sot janë shfaqur rreth 540 milionë vite më parë, kur ndodhi një hov krijues spektakular i jetës biologjike, i quajtur shpërthimi kambrian.

Pikërisht kësaj periudhe i takojnë edhe fosilet kafshërore më të lashta që janë zbuluar dhe regjistruar deri më sot nga njeriu, shkruan trt. Kështu, gjetja e molekulave yndyrore në një fosil të epokës ediakarane ka zbardhur një prej mistereve më të errëta të paleontologjisë, sepse tashmë lindi nevoja që në mbretërinë shtazore të klasifikohen edhe disa gjallesa të kësaj periudhe, e cila i paraprin shpërthimit kambrian.

Rezultatet e studimit në fjalë janë publikuar në revistën “Science”./Kosova Post/

bilinen en eski hayvan fosili bulundu.jpg

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit