Zbulohet një gjen, mungesa e të cilit mund të shkaktojë autizëm

176
0

Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar një gjen i cili rregullon funksionet e trurit, mungesa e të cilit mund të shkaktojë autizëm.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, shkencëtarët nga Akademia e Shkencave të Kinës, në eksperimentet e kryera tek minjtë kanë zbuluar se gjeni PAK2 dhe mungesa e enzimës treoninë kinaz PAK 2, e koduar nga ky gjen, mund të shkaktojë shfaqjen e autizmit.

Në eksperimentet në fjalë te minjtë është hequr gjeni PAK2. Në vëzhgimet e mëtejme është parë se mungesa e gjenit në fjalë ka shkaktuar anormalizimin e funksioneve nervore dhe shfaqjen e sjelljeve që kanë lidhje me autizmin.

Enzima treonin PAK2 e koduar nga gjeni PAK2 luan një rol kyç në ri-rregullimin e skeletit qelizor si dhe në rritjen dhe vdekjen e qelizës.

Në hulumtimet e mëparshme ishin zbuluar më shumë se 800 gjene që kanë lidhje me autizmin. Ende mbeten të paqarta ndikimet e gjeneve në fjalë në zhvillimin e autizmit.

Autizmi, i cili është një çrregullim kryesisht i trashëguar, tek njerëzit shkakton çrregullime mendore. Ndërveprimi social dhe vështirësitë në komunikim janë dy nga simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje.

Hulumtimi është publikuar në një revistë ndërkombëtare të quajtur Cell Reports./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here