Zbuloni 3 çajrat e ftohtë bimorë që duhet të pini në verë

Mos i humb

Trump: Jam personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale, sepse sipas tij...

Kamerun, 18 civilë humbin jetën në sulmin e Boko Haram

Të paktën 18 civilë u vranë në një sulm që i atribuohet grupit Boko Haram. Sulmi u zhvillua mbrëmë...

Salianji: SPAK të godasë abuzuesit e pushtetit, arsyet pse ‘aksioni’ kundër Ylli Ndroqit nuk i ngjan atyre të kriminelëve

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, reagon pas vendimit të SPAK për të sekuestruar pasuritë e pronarit të RTV ORA NEWS, Ylli Ndroqi.

Dizajni ka dalë: Huawei Mate 40 vjen me një kamerë të madhe

Fotografitë tregojnë se si do të duket seria e ardhshme Mate. Duhet të ketë risi, veçanërisht në kamera. Në...

Freskia dhe hidratimi janë tepër të rëndësishme në ditët e nxehta të verës. Alternativat industriale për freski dhe hidratim janë të mbushura me sheqerna dhe substanca që më shumë bëjnë dëm në organizëm. Këshilla është se, zgjidhja qëndron tek çajrat e ftohtë bimorë, të cilët jo vetëm që e freskojnë organizmin por edhe e pajisin me vitamina dhe minerale.

Roli Freskues I Erëzave Dhe Barishteve
Speci djegës dhe luleshtogu stimulojnë djersitjen që ndihmon në nxjerrjen e nxehtësisë nga organizmi. Barishtet dhe erëzat e tharta, Bari i bletës, agrumet dhe trëndafili i egër kanë gjithashtu efekt qetësues në organizmin. Petalet e trëndafilit, gjethet e mjedrës dhe çaji i zi e freskojnë trupin dhe përthajnë lagështinë e tepërt. Ju mund të bëni çaj të freskët edhe me çaj mali, kamomil apo mente e nenexhik, rekomandojnë ekspertët.

3 Çajra Freskues Për Stinën E Nxehtë Të Verës
Çaj Freskues i Kamomilit dhe Trëndafilit të Egër
Përbërësit:
Çerek filxhani me kamomil
2 lugë gjelle me trëndafil të egër të thatë
1 lugë gjelle me kanellë

Udhëzimet:
Përziejini të gjithë përbërësit dhe hidhini në një kavanoz qelqi. Hidhni ujë të nxehtë sipër tyre dhe lërini të qëndrojnë për 30 minuta. Më pas mbylleni kapakun dhe vendoseni kavanozin në diell për disa orë. Më pas shtoni mjaltë dhe nëse dëshironi futeni në frigorifer, ose i hidhni akull dhe limon.

Çaji magjik i ftohtë Kamomil-Sherebelë-Rigon
Përgatitja e këtij çaji kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota. Ju nevojiten 2-3 kercenj të shkurtër të çajit të malit nga rreth 3-4 cm, 5-6 gjethe sherebele dhe gjysmë luge rigon mundësisht të kuq pluhur, ose 5-6 gjethe të thara rigoni. Hidhini në ujë të nxehtë duke mundësuar zierjen e lëngut për pesë deri në 10 minuta. Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre. Servireni me akull dhe limon, ose pasi ta keni ftohur në frigorifer.

Çaj I Ftohtë Me Gjethe Mjedre ose Mente dhe Xhenxhefil
Gjethja e mjedrës ka një shije të ngjashme me atë të çajit të zi.

Përbërësit:
1-2 lugë gjethe të thata të mjedrës ose të mentes
1 lugë çaji me petale trëndafilash të thata
1 gotë me ujë të valuar.
1 cm xhenxhefil të prerë në feta, nëse dëshironi,

Udhëzimet:
Vendosini gjethet, petalet dhe në një enë që i reziston nxehtësisë dhe hidhni sipër tyre ujë të valuar. Shtoni xhenxhefil nëse dëshironi. Lërini të qëndrojnë për 10 minuta, rekomandojnë eskpertët. Ëmbëlsojeni me mjaltë, shtoni limon nëse dëshironi, kullojeni dhe servireni të ftohtë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...