Zejnaj reagon ndaj Pacollit: Qeveria Haradinaj po e mundëson liberalizimin

Mos i humb

Argjend Zejnaj, shefi i kabinetit të ministri të Infrastruktures, Pal Lekaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare Facebook ka reaguar ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e cila ka kritikuar Qeverinë Haradinaj se nuk po kontribuon në të mirë të vendit.

Zejnaj, ka shkruar se vlerësimi për qeverinë Haradinaj, i keq është vetëm nga kundërshtarët e jashtëm dhe të brendshëm të Kosovës.

Postimi i  plotë:

Thonë se, “kur t’humb rruga në oborr tëndin, del i kapësh kojshisë”

Fitore Pacolli e paska “goditur” qeverinë Haradinaj, qeveria e cila për 8 muaj të saj ka marrë vendime në të mirë të proceseve integruese të Kosovës, sa shumica nga ish – qeveritë për tërë mandatet e tyre.

Procesi i vlerësimit për qeverinë Haradinaj, i keq është vetëm nga kundërshtarët e jashtëm të Kosovës dhe nga disa eksponentë të tyre të brendshëm, që në fakt asnjëherë e në asnjë etapë nuk e kanë pa Kosovën me syrin pozitiv.

Fitore, qeveria Haradinaj po e mundëson liberalizimin, ushtrinë, zhvillimin ekonomik, forcimin e sovranitetit të shtetit.

Vetëm nëse dëshironi të silleni si e verbuar, ndryshe në çdo ditë të jetës Tuaj edhe ju mund t’i vëreni ndryshimet pozitive, që janë rezultat i angazhimit të qeverisë Haradinaj dhe konkretisht të kryeministrit.

Përballja e kryeministrit Haradinaj duhet dhe po ndodhë me problemet reale të Kosovës, e jo me teket dhe injorancën Tuaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit