Zeka deputetëve: Ta votojmë demarkacionin se jua kemi vu lakun në fyt qytetarëve!

Mos i humb

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, duke folur për punën e Qeverisë ka përmendur demarkacionin asociacionin dhe dialogun çështje për të cilat tha ai duhet që Qeveria të bashkëpunojë me të gjitha subjektet parlamentare pozitë dhe opozitë, transmeton Kosova Post.

Zeka ka kërkuar nga deputetët që të votojnë demarkacionin, por duke iu drejtuar opozitës të cilët edhe po kërkojnë zgjedhje të reja.

“ Ju kisha lutur , Avdullah që të votohet demarkacioni sepse ua kemi vu lakun në fyt qytetarëve , pastaj vendi të shkojë në zgjedhje”, tha ai.

Zeka , madje ka propozuar që në dialogun Kosovë-Serbi të përfshihen edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Por, Zeka nuk la pa kritikuar edhe Listën Serbe e cila po kushtëzon votimin e Demarkacionit me direktiva nga Beogradi, për çka tha ai se këtij subjekti më së shumti do të ja shohin sherrin serbët e Kosovës. .

Zeka , poashtu gjatë fjalimit ka kërkuar që kryeministri të kërkon llogari nga zyrtarët e ministrive se ku po shkojnë e me cilat mjetet po udhëtojnë anekënd Evropës. Ai tha se secili udhëtim i zyrtarëve duhet të ketë arsyeshmërin e plotë dhe të dihet saktë se sa po shpenzohet buxheti./Kosova Post

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit