Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Mos i humb

Një tërmet prej 7.4 ballë sipas shkallës Rihter goditi mbrëmë arqipelagun e Kermadecit në Zelandën e Re.

Mbrojtja Civile e Zelandës së Re tha se epiqendra e tërmetit u regjistrua në arqipelagun e pabanuar të Kermadecit, rreth 800 kilometra në veri të pjesës tjetër të Zelandës së Re.

Autoritetet gjithashtu lëshuan një paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit në rajon, por i njëjti u tërhoq pas disa minutash.

Tërmeti i fundit shkatërrues në Zelandën e Re ndodhi para 8 vitesh kur të paktën 185 persona humbën jetën në Christchurch.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit