“Zemërimi? Eshtë si të pish helmin, e të presësh që të vdesë tjetri!” Ja disa nga thëniet më frymëzuese të të gjitha kohërave

Mos i humb

Cilido që ka arritur ndonjëherë diçka me rëndësi në jetë ka qenë i disiplinuar. (Endrju Hendrikson)

Mos e kaloni kohën duke goditur me kokë një mur, me shpresën se do ta shndërroni atë në një derë. (Koko Shanell)

Ajo që fitoni nga arritja e qëllimeve tuaja, nuk është aq e rëndësishme sa ajo që jeni bërë duke arritur këto synime. (Henri Dejvid Toro)

Nëse plani nuk funksionon, ndryshoni planin, por kurrë qëllimin. (Anonim)

Unë i shkatërroj armiqtë e mi, kur i bëj ata miqtë e mi. (Abraham Linkoln)

Mos e jetoni të njëjtin vit 75 herë, dhe e quani këtë jetë. (Robin Sharma)

Ju s’mund të shpëtoni njerëzit, por vetëm mund t’i doni ata. (Anais Nin)

Mbajtja e zemërimit përbrenda, është si të pish helmin dhe të presësh të vdesë personi tjetër. (Buda)

Gjeniu: 1 përqind frymëzim, 99 përqind djersë. (Tomas Edison)

Ju duhet të jeni vetë ndryshimi, që dëshironi të shihni në botë. (Mahatma Gandi)

Nëse doni të jetoni një jetë të lumtur, lidheni atë me një synim, dhe jo me njerëz apo objekte. (Albert Ajnshtajn)

Bari është i gjelbër, aty ku ju e ujisni atë. (Nil Berringeam)

Mos hiqni kurrë dorë nga një ëndërr vetëm për shkak të kohës që do të marrë për t’u realizuar. Koha do të kalojë gjithsesi. (Ërl Najtingeil)

Në vend se të pyesni kur janë pushimet tuaja të ardhshme, ndoshta duhet të ndërtoni një jetë nga e cila s’keni nevojë të arratiseni. (Set Godin)

Shmangie e dështimit, do të thotë të shmangie e progresit. (Anonim) / www.bota.al

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit