Ballina Shqipëria Zëri i Amerikës nxjerr përgjimet për ish-drejtorin e Burgjeve

Zëri i Amerikës nxjerr përgjimet për ish-drejtorin e Burgjeve

38
0

Zëri i Amerikës publikon sot një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. “Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga”. Materiali do të transmetohet në VOA, sonte në orën 18:00.

PJESË NGA PËRGJIMET

0672088814: O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet. Ata janë në listë, o tani o në shtator. Këta të tjerët janë në listën e Fierit, kështu janë. Unë pres që nëse pasnesër do më pyes sa veta do fusësh, 250 nga 1 tek 250. Unë se di ça do thot ai tashi.
0692876209: E kuptoj…

0672088814: Ki parasysh se Lushnja nuk ka asnjë vend boshe. Fier ka 20 vende dhe kanë sjell 200 veta..

0692876209: E di vlla

0672088814: Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe ishin të gjithë listat e partis…
0692876209: E kuptoj
0672088814: E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here