Zëvendëskryeministri Pacolli dënon fuqishëm sulmin në Strasburg

Mos i humb

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër aktin vandal të vjedhjes së flamurit dhe shkatërrimit të Stemës së Republikës së Kosovës, i cili ndodhi gjatë fundjavës që shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasburg të Francës.

“Dënoj fuqishëm sulmin vandal ndaj Institucioneve dhe Simboleve Shtetërore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg. Falënderoj reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë e Institucioneve franceze të sigurisë, që t’i përgjigjen shpejt kërkesës tonë për hetim dhe presim që kryerësit e këtij akti të ulët të nxirren para drejtësisë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze në lidhje me këtë rast”, ka thënë Pacolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit