Zgjedhjet e Parakohëshme Presidenciale në Turqi! Nga: Behar Kaceli

Mos i humb

Në momentin që Presidenti i Turqisë R. T. Erdogan shpalli datën 24 Qershorë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme në vend, e gjithë vëmendja e publikut por jo vetëm u zhvendos drejt Ankarasë. Filluan analiza e opinione, sygjerime e parashikime për ecurinë dhe rezultatet e tyre. Patjetër që do ndodhte kështu sepse janë zgjedhjet e para në llojin e vet që mbahen në Turqinë moderne të themeluar nga Ataturku.
Këto zgjedhje do të sjellin në pushtet një president të fortë, me fuqi ekzekutive dhe kopetenca të zgjeruara (jo më shumë se presidenti i USA) dhe që në të njëjtat zgjedhje dalin edhe të zgjedhurit për kuvend. Pra kandidati për president kryeson listën e partisë ose të kualicionit për të cilin kandidon dhe lista fituese parlamentare ka edhe postin e presidentit. Nuk do të ketë kryeministër, qeveri apo koalicione që për hirë të së vërtetës Turqisë moderne që nga vitet 70 të shekullit të kaluar e nw vazhdim i kanë sjellë vetëm fatkeqësi.
Cilat ishin shkaqet e përshpejtimit të zgjedhjeve?
Shkaqet janë të shumta që i dimë dhe që si dimë por unë personalisht mund të them dhe nga ajo që lexohet rreth situatës jo vetëm brenda por edhe jashtë Turqisë se shkaqet e këtyre zgjedhjeve janë 3. (madhore do të thoja)
1- Kërkesa e vazhdueshme nga të gjitha forcat politike për të mos pritur datën e paracaktuar të zgjedhjeve si dhe pregatitjet që kanë bërë të gjitha partitë për këtë proces. Ka gati një vit që partitë politike sidomos dy më të mëdhatë AKP dhe CHP kanë organizuar kongrese, ture e mitingje elektorale në të gjithë qarqet e vendit, përveç Stambollit dhe Ankarasë që normalisht ato janë përmbyllëse të fushatës dhe nuk mund të konsumohen që tani. Të gjitha partitë kanë bërë zgjedhje të brenshme dhe kanë formuar strukturat e tyrë që nga baza e deri në instancat më të larta drejtuese. Atyre nuk u ka ngelur gjë tjetër tashmë vetëm se të shkojnë në zgjedhje dhe me thënë të drejtën posti i presidentit dhe fuqia që ai ka me sistemin e ri është bërë joshës për të gjithë pretendentët.
2- Suksesi ushtarak që arriti ushtria turke si në İrak ashtu edhe në Siri. Operacioni i fundit në Afrin e stabilizoi Turqinë përbrenda. U prenë të gjithë kanalët e trafikut të lëndëve narkotike, organeve njerëzore, qënieve njerëzore, armëve, etj. Ka më shumë se 2 vjet që në Turqi nuk ka më akte terroriste ( të organizuara nga shërbimet sekrete) dhe vendi është në momentet më të mira për të siguruar zgjedhje të qeta dhe të shendetshme. Pastrimi i kufirit ka hequr edhe shume çeta të financuara kryesisht nga vendet e gjirit dhe të drejtuara nga oficerë të lartë sirian që të sillnin destabilizimin e brendshëm të Turqisë. Dështimi i tentativës për pavarsi të kurdëve në İrak si dhe mposhtja e grupeve të armatosura kurde në veri të İrakut dhe Sirisë i ka dhënë siguri dhe garanci vendit për preces të qetë zgjedhor.
3- Paraprirja e reagimeve të jashtme. Dihet se ka shume vende si nga perëndimi ashtu edhe nga lindja e mesme që nuk e shohin me pozitivitet ngritjen dhe zhvillimin e Turqisë si ekonomikisht ashtu edhe ushtarakisht. Rritja e prezencës ushtarake në Katar si dhe vendosja e bazës ushtarake ne ishullin Sevakin në Sudan ka bërë që shumë vende të rajonit sidomis Saudia, Emiratet dhe Egjipti të ndihen të survejuara dhe të mbuluar nga prezenca turke ne rajon. Kjo ka bërë që Turqia të sulmohet ekonomikisht. Për të gjithë ata që jetojnë apo kanë lidhje me Turqinë e kanë parë sesi € dhe $ kanë fituar terren ndaj monedhës vendase. Financimi nga jashtë i personave dhe grupeve politike është rritur ndieshëm në vend, janë bashkur të gjithë me një emërues të përbashket (vetëm Erdogan të mos bëhet president). Po ashtu edhe megaprojektet ekonomike në vend si hekurudha që lidhe paqësorin me mesdheun, kanali i Stambollit, Aeroportet etj, e kanw kthyer Turqinë në një pikë të fortë të transportit ekonomik dhe qendra tw forta ekonomike si Dubai, Rijadi, Kanali i Suezit, kanë humbur terren dhe rrezikohen seriozisht nga kwto projekte. Po ashtu edhe projektet e gazit me Rusinë i kanë dhenë një status të veçantë rajonit të Marmarsë dhe Egjeut për Europën.
Ky është një hap i parakohshëm për të tjerët por jo për Turqinë dhe partinë në pushtet dhe kualicionin e krijuar për presidentin e ri. Ndoshta për herë të para Turqia është një hap para dhe atëherë kur nuk pritej dolën me një deklaratë të tillë. Siç e thashë më lart të gjithë prisnin zgjedhje të parakohëshme por jo para vjeshtës të paktën.

Por, çfarë do të ndodhë nëse zgjedhjet nuk i fiton R. T. Erdogan?
Përgjigjia është shumë e thjeshtë, asgjë. Nuk do të bëhet kiameti. Presidenti Erdogan deri tani është munduar që të ngrëjë sistem dhe ia ka arritur. Me sistemin e ri Presidenti zgjidhet në mënyrë të drjetpërdrejtë nga populli dhe nuk katapultohet nga grupe interesi të ndryshme. Zgjedhja e presidentit nga populli ka bërë që të gjitha partitë të kërkojnë për kandidatë që i përmbush kriteret sipas traditës dhe kulturës së popullit turk. Nëse një kandidat nuk është (bir i Anadollit) nuk mund të arrijë të bëhet president, këtë e pamë që në zgjedhjet e kaluara presidenciale ku CHP një parti ekstreme laike u detyrua që të nxjerrë për kandidat të saj E. İhsanoglu, person i cili për 24 vjet me radhë ka shërbyer në Organizatën Botërore İslamike. Kërkuesh shkencorë dhe me shumë vepra në fushën e historisë, artit dhe kulturës islame.
Pra në këto zgjedhje nuk do të ketë më kandidat për president që dilte me zarf nga zyrat e ambasadave perëndimore apo persona që su njihej as soji e as sorrolopi.
İnstalimi i sistemit të ri do të bëjë që presidenti i vendit të jetë me të vërtetë vullneti i popullit dhe përfaqësues i tyre. Me sistemin e ri nuk ka rëndësi spekteri polikit që vjen por individi dhe shtresa sociale që e mbështet atë.
Urojmë më të mirën për popullin turk dhe të gjithë popujt e botës. Sot për sot Turqia është leksioni më i mirë që i mbahet botës se si islami mund të integrohet shumë mirë në politikë dhe sistemin qeverisës. /Nga: Behar Kaceli/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit