Zgjedhjet lokale në Hungari, opozita fiton Budapestin

Mos i humb

Sipas rezultateve jozyrtare paraprake të zgjedhjeve lokale në Hungari, opozita shënoi fitore të madhe në kryeqytetin e këtij vendi, Budapest.

Kandidati i përbashkët i opozitës për kryebashkiak të Budapestit, Karacsony, ka fituar 50.8 për qind të votave, ndërsa kandidati i partisë në pushtet Fidesz dhe Partia Popullore Kristiane Demokratike (PPKD) Ostvan Tarlos fitoi 44 për qind të votave.

Sipas rezultateve paraprake, opozita fitoi në 13 njësi zgjedhore, ndërsa partia në pushtet në shtatë njësi zgjedhore të Budapestit.

Koalicioni qeverisës i kryeministrit Viktor Orban fitoi në 13 prej 23 qyteteve të mëdha hungareze, ndërsa opozita e bashkuar fitoi në dhjetë qytete.

Kryeministri Orban porositi se koalicioni qeverisës Fidesz – PPKD edhe më tej është opsioni më i fuqishëm politik në Hungari.

Ai e pranoi humbjen në Budapest të cilin partia e tij e ka udhëhequr gjatë dekadës së kaluar dhe tha se është gati të bashkëpunojnë me kryebashkiakun e ri.

Të drejtë vote në zgjedhjet lokale në Hungari kishin mbi 8 milionë votues, ndërsa në zgjedhje dolën 48.5 për qind votues.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit