Zgjedhjet/ Manjani: Opozita politike ka vetëm një opsion

Mos i humb

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit dhe vendimin e opozitës së bashkuar për të mos marrë pjesë në to.

Manjani shkruan se nëse qeveria do të çojë deri në fund marrëzinë e bërjes së votimeve me organizata “leva”, siç bëri Partia e Punës në ‘91, opozita politike ka vetëm një opsion: Të bëjë thirrje për mospjesmarrje në këto votime.

“Suksesi politik i opozitës në këto kushte do të matej me sasinë e votuesve që nuk marrin pjesë në votimet farsë. Kush e do Rilindjen dhe urren demokracinë, le të shkojë e të votojë! 200% le ta nxjerrin rezultatin.Por kush do demokracinë duhet të përgatitet për zgjedhjet politike. Ato janë sot në agjendën e Shqipërisë.Asnjë skenar apo opsion tjetër nuk i shton, përkundrazi i heq pikë opozitës.” -shkruan Manjani ndërsa shton se qeveria po bën ekzakt këtë gjë, pra të nxisë opozitën drejt dhunës për t’i hequr pikët që ka marrë nga keqqeverisja dhe skandalet e perjavshme të Rilindjes.

“Dhuna nuk pranohet nga askush. Deri më sot monopolin e dhunës e ka marrë qeveria. Ajo duhet ta mbajë deri në fundin e saj…”-përfundon Manjani statusin e tij.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit