Zgjedhjet në Itali, udhëheq e djathta, por asnjëra s’bën qeverinë

Mos i humb

Zgjedhjet e vitit 2018 në Itali kanë dy fitues. Lëvizjen e 5 yjeve, që bëhet partia e parë me 31 përqind të votave dhe Lega Nord e Mateo Salvinit, e cila siguron lidershipin e qendrës së djathtë. Koalicioni i Silvio Berluskonit është ai që grumbulloi më shumë vota, por jo aq sa nevojiten për shumicën.

Sipas projeksioneve ai do të fitoje nga 248 deri në 268 vende në Parlament, nën kufirin e nevojshëm prej 316 vendesh. Humbësit janë shume, por një më shumë se të gjithë; PD e Mateo Renzit, e cila e gjen veten jashtë loje.

Italia përballet tani me mundësinë e një Parlamenti të varur, ku asnjë prej koalicioneve apo partive nuk ka shumicën. Krijimi i qeverisë mund të kërkojë disa jave negociata e nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes se zgjedhjeve të reja për të prodhuar rezultate më bindëse.

“Çdo gjë do të ndryshojë”, është titulli i të përditshmes Il Fatto Quotidiano. Edhe pse asnjë parti nuk do të jetë në gjendje të qeverise, sipas të dhënave paraprake, fuqizimi i populistëve, të tillë si Lëvizja e Pesë Yjeve, është krahasuar me Brexit-in dhe fitoren e Donald Trump në SHBA. Partia që u themelua në vitin 2009 nga Bepe Grilo, ka shënuar fitore të rëndësishme dhe me 216 deri në 236 vende në Dhomën e Ulët mund të bëhet partia më e madhe.

Zemërimi publik per papunësinë edhe emigracionin fundosi Partinë Demokratike në pushtet. Koalicioni i qendrës së majtë ku bën pjesë partia, rezulton i treti me 107 deri ne 127 vende në Parlament.

Edhe sa i përket Senatit, të favorizuar janë populistët dhe Partitë e së djathtës. Lëvizja e 5 yjeve pati një rezultat më të kënaqshme nga ç’pritej me të dhënat paraprake që sugjerojnë se do të sigurojë deri në 112 vende në Senat. Koalicioni i qendrës së djathtë parashikohet të marrë nga 118 deri në 150 vende në Dhomën e Lartë ndërsa Partia Demokratike nga 42 deri ne 54 vende.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit