Zgjedhjet në parti, Mustafa mbledh Kryesinë e LDK-së

Mos i humb

Sot, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur mbledhje të kryesuar nga kryetari Mustafa.

Gjatë mbledhjes, është diskutuar për organizimin e zgjedhjeve në LDK, mbi platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor të vitit 2018.

Në mbledhje gjithashtu është aprovuar struktura e pjesëmarrjes së delegatëve të degëve për Kuvendin e LDK-së.

Po ashtu, kryesia është dakorduar që nga java e ardhshme, bashkë me kryetarët aktual të degëve, të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit